“Jam në nxitim”, Kurti refuzon të deklarohet për thirrjen e Prokurorisë Speciale – mbrojtja e tij e largon gazetarin që e pyeti

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të deklarohet me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit. 

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të flasë.

“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u lansua Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve. Mbrojtja e tij ka larguar gazetarin e RTV 21 në momentin që ai e bëri këtë pyetje.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit. Bazuar në numrin e rastit “PPS.nr.62/2023”, që figuron në thirrjen që publikoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, u bë e ditur se Kurti do të intervistohet lidhur me skandalin e Rezervave Shtetërore, për të cilin vitin e kaluar pati edhe arrestime.

Ai duhet të paraqitet në objektin e Prokurorisë më 16 dhjetor, në orën 09:30.

“Në mbështetje të nenit 120 të Kordit nr.08/L-032 të Procedurës Penale të Kosovës (KPP), detyroheni që t’i përgjigjeni thirrjes”, thuhet në thirrjen e nënshkruar nga dy prokurorët special, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Vepra penale për të cilën është ftuar të dëshmojë Kurti hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, parashihet në këtë nen.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews