Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një tubim me qytetarët e Shtimes për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Para të pranishmëve, ai ka thënë se Shtimja bashkë me Reçakun bëri shumë për Kosovën.
“Të gjithë ju qytetarë të Shtimes për mua është nder të qëndrojë para jush ju e ruani një thesar të krenarisë të historisë sonë. Ashtu si ne mburremi me sakrificën e familjes Jashari, po ashtu krenohemi edhe me Shtimen me bashkëluftëtarët e gjallë, me dëshmorët tonë, heronjtë tonë, me Reçakun që nuk është vetëm i Shtimes dhe i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve”.
“Reçaku u bë pikënisje, ngjarja që e bëri kthesën tjetër pas Jasharajve. Reçaku e bëri një kthesë tjetër duke vetëdijesuar bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.