Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka kritikuar ashpër Xhenetën për sjelljet e kësaj të fundit në raport me banorët e shtëpisë.
Zeka, mes tjerash, kritikoi edhe banorët e tjerë për të cilët tha se gjuha denigruese nuk është lojë por realiteti i banorëve.
“Mbrojtja më e mirë e familjës që ju do duhej të bënit është të mos i lëndoni duke i përfshirë në lojën e juaj të pakuptimtë. Kjo nuk është lojë – ky është realiteti i botës së juaj të jashtme e të brendshme. Xheneta përtej asaj që të thotë Anisa ti i fyen, e fyen Drilonin dhe e prek me dorë – ta kemi tërheq vërejtjen dhe kjo nuk është lojë është pis’hane”, u shpreh Zeka.