Avokati i Fadil Fazliut: Po shihet se Gjykata Speciale është hakmarrëse kundër vlerave të luftës dhe pjesëtarëve të UÇK-së

Avokati i Fadil Fazliut, Skënder Musa, ka komentuar arrestime e fundit dhe procedurat e tanishme në Gjykatën Speciale në Hagë.

Musa tha se prokurori Special me arrestimet e fundit ka nënkuptuar dështimin me rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Fakti që ka ngritur aktakuzë për secilin person që ka lidhje me z.Thaçi, prokurori Special len me nënkuptu se është duke dështuar me rastin kryesor kundër krerëve të UÇK-së sepse të akuzuarve dhe mbrojtësve nuk iu kufizohet çështja e mbrojtjes ashtu siç po pretendon madje edhe çështja e përgjimeve në vizita private edhe kjo nuk ka sens dhe nuk përkon me dispozitat e procedurës penale në një çështje që ka filluar”, tha Musa në emisionin “Ditari”.

Avokati tha se Gjykata Speciale po e dëshmon se mund të jenë të porositur në formë të veçantë derisa shtoi se kjo Gjykatë është hakmarrëse ndaj vlerave të luftës.

“Këta duket se me çdo kusht tentojnë të nxerrin nga ky rast sikur edhe po e dëshmojnë që mund të jenë të porositur në mënyrë të veçantë. Janë ashpërsuar pas ndërrimit të pushteteve që po ndodhin në SHBA dhe në një pjesë të Evropës për shkak se dihet që kjo gjykatë është themeluar nën presionin e madh të Rusisë, Serbisë dhe partive të majta që kanë ekzistuar në vendet vendimmarrëse në kohën që është bërë presion të themelohet kjo gjykatë dhe dita-ditës po shihet që kjo gjykatë është e padrejtë dhe një gjykatë hakmarrëse kundër vlerave të luftës dhe pjesëtarëve të UÇK-së”, tha Musa.

Avokati Musa theksoi se prokuroria nuk do të mund të argumentojë dyshimet e ngritura ndaj të arrestuarve.

“Arrestimet që po bëhet në bazë të dyshimeve të paarsyeshme, nuk ka as dyshim të arsyeshme që është fazë me fillu hetimet, sepse për të ndikuar te një dëshmitar, duhet ditur se në cilin dëshmitar kanë ndikuar persona e arrestuar, në këtë rast ndihet kush ndaj kujt ka ndikua. Nuk besoj që kanë me arrit me argumentua, sepse për me dënuar dikon që ka pengu në drejtësi duhet të ketë prova dhe fakte dhe të dëgjohen ata persona që pretendohet se janë penguar”, ka thënë Musa.

Javën e kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale janë arrestuar, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu për pretendimet e gjykatës se kanë bërë ndërhyrje në drejtësi dhe pengim të dëshmitarëve. Ndërkaq, të hënën me ftesë të gjykatës në Hagë është paraqitur edhe Hajredin Kuçi nën dyshimin e njëjtë.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza të reja edhe ndaj ish-presidentit Thaçi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews