I rrëzuar dhe ikur nga Siria para pak ditësh Bashar al-Assad ishte presidenti i 19-të i Republikës së Sirisë dhe brezi i dytë i dinastisë së familjes Asad që sundoi Sirinë. Ai trashëgoi presidencën e Sirisë një muaj pas vdekjes së babait Hafez el-Assad në vitin 2000 duke krijuar dinastinë sunduese në Damask.
Pas ikjes së tij të rrufeshme nga Damasku me një aeroplan udhëtarësh sirianë për t’i ikur radarit të aeroplanit protokolar me të ngritur në lartësi, u zhdukën të gjitha gjurët e tij të cilat i mori në dorë Rusia.
Pas aterimit të tij në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në konferencën e tij të përditshme se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht e ka marrë vendimin për t’u dhënë azil Assadit dhe familjes së tij, por refuzoi që ta konfirmonte vendndodhjen e tyre, raporton televizioni
I shkolluar për oftamologji në Londër Bashar al-Assad, u rrit nën hijen e babait të tij duke qenë në bashkëpunim me ish -Bashkimin Sovjetik dhe duke qenë se nuk e deshi mantelin e bardhë ai formalisht studjoi shkencat ushtarake dhe mori gradën kolonel në ushtrinë siriane.
Pas vdekjes së Hafez El-Asad, për ta sjellur në krye të shtetit Basharin, parlamenti sirian e ndërroi për pak minuta ligjin që përshtati moshën e tij nga 40 në 34 vjeç për ta marrë drejtimin e shtetit
Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 tensionuan marëdhëniet SHBA-Siri, për arsye se SHBA-të e fajësuan Sirinë për “Mbështetje të terrorizmit”.
Si u shndërrua në diktator helmues Bashr al-Assad?
Bashar al-Assad e nisi diktaturën e hapur kundër popullatës siriane më vitin 2011 në të ashtuquajturën “Pranvera Arabe”, ku ranë shumë diktatorë që kishin krijuar varreza masive në luftë me tendecat demokratike.
Lufta filloi pasi regjimi i Asadit refuzoi të largohej nga pushteti para protestave masive pro-demokracisë atë vit gjatë Pranverës Arabe.
Ai i dha një goditje brutale lëvizjes paqësore – duke vrarë dhe burgosur mijëra njerëz vetëm në muajt e parë.
Forcat e Asadit që atëherë janë akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sulme brutale kundër civilëve gjatë luftës 13-vjeçare, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tyre.
Shtetet e Bashkuara, Jordania, Turqia dhe Bashkimi Evropian në fillim të luftës kërkuan që Assadi të largohej.
Por regjimi shumë i sanksionuar nga perëndimi dhe i izoluar ndërkombëtarisht është ngjitur në pushtet deri më tani falë mbështetjes së aleatëve të fuqishëm Rusisë dhe Iranit, dhe një fushate të pamëshirshme kundër opozitës. Dëshmia e tmerrit të atij regjimi ishin skena të festimeve ngazëllyese kur forcat rebele morën kontrollin e qyteteve siriane.
Gruaja e Asadit, Asma al-Assad, me të cilën ai u martua në vitin 2000, një ish-bankiere investimesh me origjinë siriane, e rritur në Londër, ndihmoi në ndriçimin e kësaj pikëpamjeje. Por shpresat perëndimore për një Siri më të moderuar u fundosën kur udhëheqësi i ri mbajti menjëherë lidhjet tradicionale të vendit të tij me grupet militante, si Hamasi dhe Hezbollahu. Ata më pas iu drejtuan dënimit të drejtpërdrejtë të regjimit pasi ai u përball me terrenin pro-demokracisë në vitin 2011 me forcë brutale.
Në maj të vitit 2011, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama tha se regjimi i Asadit kishte “zgjedhur rrugën e vrasjeve dhe arrestimeve masive të qytetarëve të tij” dhe i bëri thirrje atij të udhëheqë një tranzicion demokratik “ose të largohet nga rruga”. Assad është rizgjedhur me shumicë dërrmuese çdo shtatë vjet, më së fundi në vitin 2021 në ato që SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia i konsideruan si “zgjedhje mashtruese”.
Lufta civile në Siri që i dha goditjen përfundimtare Sirisë së Asadit
Forcat e Asadit ishin të njohura për taktikat brutale gjatë luftës civile që pasoi pas shtypjes së protestave pro-demokratike të vitit 2011, kur u formua një opozitë e armatosur e përbërë nga milici të vogla organike dhe disa të larguar nga ushtria siriane. Më 2013, inspektorët e armëve të OKB-së kthyen prova “të shumta dhe të padiskutueshme” të përdorimit të gazit nervor në Siri. Pastaj Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e quajti sulmin e 21 gushtit të përshkruar në raport, i cili ndodhi në periferi të Damaskut, “përdorimi më i keq i armëve të shkatërrimit në masë në shekullin e 21-të”.
Lufta në Siri shkaktoi mbi shtatë milionë sirianë të zhvendosur nga Siria jashtë këtij shteti që u bënë barrë e rrugëve të botës./Telegram News