Kurti: 28 Nëntori është datë themeltare e historisë dhe identitetit të shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Nga Vora, Kryeministri tha se erdhi në Prekaz, pasi siç tha ai 28 Nëntori ka vazhduar me Adem Jasharin dhe Jasharët, “në këtë kryeqytet të kryengritjes shqiptare”.

Ai tha se 28 Nëntori është datë themeltare e historisë dhe e identitetit të shqiptarëve kudo që janë.

“Nga Vlora erdhëm në Prekaz për shkak se 28 Nëntori ka nisur me Skënderbeun në Krujë, ka vazhduar me Ismail Qemalin në Vlorë, por së fundmi në luftën çlirimtare edhe me Adem Jasharin dhe Jasharët këtu në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes shqiptare. 28 Nëntori është datë themeltare e historisë, e vetëdijes kolektive, e identitet kombëtar të shqiptarëve ngado që janë”, tha ai para gazetarëve.

“Me këtë rast dua t’i uroj gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e pavarësisë së Shqipërisë, të flamurit kombëtar shqiptar, duke përmendur përveç Prekazit, Vlorës dhe Krujës, gjithashtu edhe Llaushën. Atëherë kur në vitin 1997, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj e shpallën botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte bartëse e kryengritjes sonë dhe faktori kryesor që e bëri çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999, me që rast sivjet festuam çerek shekullit nga çlirimi i atdheut tonë”, tha Kurti pas homazheve në Prekaz.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews