Ditëlindja e Komandantit Legjendar e dalja publike e UÇK-së, Osmani: Adem Jashari është hero i përjetësisë, UÇK-ja e përjetshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 28 Nëntorit, ka bërë sot komazhe në Prekaz.

Me rastin e ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, presidentja ka thënë se ai ishte zemra e luftës sonë, simboli i rezistencës dhe flakadani i përjetshëm i lirisë sonë.

“I lindur më 28 Nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, komandanti legjendar Adem Jashari ishte njeriu i destinuar për madhështi. Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe më të madh me lindjen e kryekomandantit dhe me përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare.
Adem Jashari është zemra e luftës sonë, simboli i rezistencës dhe flakadani i përjetshëm i lirisë sonë.”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shkruar edhe për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë ditë, kur UÇK-ja doli për herë të parë publikisht, në mesin e qyetarëve të shumtë, nderuam jo vetëm ditën e lindjes së komandantit legjendar, por edhe veprën dhe sakrificën e tij dhe të ushtrisë së cilës i priu edhe idealeve për të cilat dha gjithçka. Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme! Ai është i gjallë!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews