Në një intervistë të mbrëmshme në kuadër të festave të nëntorit të emisionit “Tu pa tu ba”, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, duke folur për skandalet e Qeverisë Kurti ka apostrofuar Kryeministrin Albin Kurti si shefin qeveritar të cilit i ka humbur “udha në oborr”, pas paraqitjes skandal pas skandali nga ministrat e tij dhe zyrtarët e LVV-së.
Duke folur për shumë anomali dhe devijime qeveritare dhe jetën private të njerëze të politikës, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, pasi ka folur për rrëfimet të padëgjuara nga lufta deri më tani dhe simpatitë për luftëtarët e Drenicës, është ndalur edhe te skandalet e Qeverisë Kurti.
Deputeti Haradinaj me këtë rast në emision ka folur për dy lajme që nuk janë dëgjuar dei më tani:
Se skandalet e Qeverisë Kurti i raportojnë përmes rrjetit social Facebook vetë anëtarët e Qeverisë Kurti, duke u paraqitur personalisht me këso rrjeti të cilët i mbyllin menjëherë posa raportojnë një skandal dhe se zyrtarë qeveritarë merren me substanca narkotike që siç i ka quajtur ai “zyrtarët e Qeverisë janë tu ba me drogë e hashishe”.
Rrëfimi i deputetit Daut Haradinaj rreth këtyre dukurive thotë:
“Këtu kryeministrit i ka hup topi, s’është tu ditë as çka po bën. I kanë shpërthy haverat pi tana anëve, skandalet e nji pas njishme, e me ba me pa telefonin tem, turp t’vjen ty si qytetare e Kosovës, çka më çojnë mu njerëzit prej Qeverie për këta ministra e kryeministra. Sene ma të ulta që ndodh në botë në shoqni, janë tu ndodh në këtë Qeveri. Prej substancave narkotike, drogave, hashishave e deri te gjanat tjera që janë kompromituese e edhe në një serial holivudian që mund të jetë në 18 plus nuk lejohen. Po flas për persona të institucioneve kredibile. Sido që të jetë i përgëzoi ata që punojnë në qeveri, edhe e kanë ba një praktikë të jashtëzakonshme, pe hapin një fejzbok fejk, ta bajnë llajk në faqe, ta qojnë informatën dhe e mbyll fejzbukun dhe zhduken dhe krejt qita havera që pi shihni nëpër media që po dalin, krejt është pi atyne të guximshëve, faleminderit që po dalin si njerëz që punojnë në institucione e nuk pajtohen me qito marrina që po dalin e që po i bajnë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Daut Haradinaj është ndalur edhe te një moment i veçantë duke e përshkruar Kurtin shumëdimensional në fusha të caktuara ku thotë:
“Albin Kurti herë hoxhë, herë prift, natën pinë raki, knej e rrespekton ezanin, knej ju premton në paradë atyre që kam me ba ligjin Gey, knej shkon me Shefqet Krasniqin man ders fetar e unë nuk jam rrenc si Albini…” ka thënë Daut Haradinaj dhe ka sugjerime për votuesit e LVV-së duke thënë:
“Kur një Qeveri i jep 2178 tendera një burimorë, unë nuk di çka ka lyp ai votues i VV-së te kjo Qeveri dhe çka duhet me lyp edhe diçka tjetër në të ardhmen. Kjo Qeveri krejt e kan vendin në burg, edhe nuk kanë me pshtu se ato vepra nuk plaken dhe thotë një shprehje popullore, “edhe nëse e ke hangër piten, tepsia jet”. /Telegram News