Hykmete Bajrami uron 28 nëntorin duke ironizuar me Kurtin: Ende ka kohë për bashkim kombëtar, deri me 9 shkurt

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka uruar shqiptarët për përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ajo ironizoi me kryeministrin Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë fliste për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke publikuar një deklaratë të tij dikur.

“Ndërkombëtarët, për shembull, munden me të pyet: mirë – thotë – bashkimi kombëtar, si e mendoni bashkimin kombëtar? Unë them: Lëvizja Vetëvendosje e merr pushtetin, e ndryshojmë Kushtetutën, e heqim nenin 1.3. Në mënyrë paqësore dhe demokratike i bashkohemi Shqipërisë si hapi i parë drejt bashkimit kombëtar shqiptar”, thotë aty kryetari i LVV-së.

Bajrami tha “mos të nxitohemi, ende ka kohë për bashkim kombëtar, deri me 9 shkurt”.

“Të dashur qytetarë, URIME FESTA E 28 NËNTORIT Sot gjatë ditës pritet që Qeveria të mbajë një mbledhje elektronike (imagjinare), ku do caktohet grupi punues për caktimin e ekspertëve që do ta hartojnë koncept dokumentin, për projektin e idesë së bashkimit kombëtar.. GËZUAR 🥂🇦🇱🇽🇰“, shkroi ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews