Kandidatët e ardhshëm për kabinetin e Donald Trump dhe njerëzit nga administrata e tij kanë marrë kërcënime me bomba, raportoi FBI.
“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe inkurajojmë publikun të bëjë gjithçka që ata konsiderojnë të dyshimtë për t’i raportuar policisë,” thanë ata, transmeton Telegram News.
Kërcënimet u bënë të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes, dhe policia veproi shpejt për të ofruar siguri atyre që ishin cak i kërcënimeve, tha një zëdhënëse e ekipit të tranzicionit të Trump, Carolina Leavitt.
CBS raporton se kërcënimi u mor edhe nga kandidati i Trump për Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.
Fox News raportoi se John Ratcliffe, kandidati i Trump për drejtor të CIA-s dhe ministri i mbrojtjes Pete Hegseth gjithashtu mori kërcënime. /TelegramNews/