Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionin Ndërministror për qëllim të Vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

Kurti tha se ky është hapi për ngritjen e industrisë ushtarake të Kosovës.

Kryeministri bëri të ditur se më shumë detaje do të jepen në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si në numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si në buxhetin Për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit të oficerëve dhe ushtarakëve tanë, dhe si me investimet në armatim që janë shumëfishuar. Këtë ditë të rëndësishme po e fillojmë me një vendim të rëndësishëm që sapo e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë Komisionin Ndërministror për qëllim të Vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimit municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta garantuar e siguruar operacionalitetin e plotë dhe tërësor. Andaj sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews