Në terma të gjatë, tregu gjerman i punës varet çdo vit nga emigrantët “në një masë të konsiderueshme” – ky është përfundimi i një analize të porositur nga Fondacioni Bertelsmann Stiftung.
“Për të përmbushur nevojat e punës dhe për të siguruar mirëqenien e Gjermanisë, imigrimi i punëtorëve ndërkombëtarë, veçanërisht nga vendet e treta, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.” Prandaj, deri në vitin 2040, rreth 288,000 punëtorë ndërkombëtarë do të nevojiten çdo vit për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm të punës, transmeton Telegram News.
Sipas studimit, numri i punëtorëve pa emigrantë shtesë do të ulet deri në vitin 2040 nga 46.4 milionë në 41.9 milion aktuale. Deri në vitin 2060, ai numër, pa imigrim shtesë, mund të binte edhe një çerek, në vetëm 35 milionë, shkruan Deutsche Welle.
Pasoja të ndryshme për pjesë të ndryshme të Gjermanisë
Deri në vitin 2024, jo të gjitha provincat federale gjermane do të preken në mënyrë të barabartë nga mungesa e imigracionit. Sipas studimit, rënia më e madhe e fuqisë punëtore do të regjistrohet në Tyringia, Saksonia-Anhalt dhe Sarska, me më shumë se dhjetë përqind. Një rënie më e vogël, nën dhjetë përqind, pritet në Hamburg, Berlin dhe Brandenburg. /TelegramNews/