Një person është lënduar në një aksident trafiku mes veturës dhe motoçikletës në kryqëzimin e rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.