Peci tha se Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për punësime, ky i kundërpërgjigjet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se deputeti Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për punësime.

Ai në një studio televizive tha se ka dëshmi për këtë.

“I kam edhe dëshmitë more, do të thotë kërkesa të vazhdueshme ka pasur për punësime. Mos të marrim emrin individual por në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë për punësime. Punësime dhe favore”, ka deklaruar Peci.

Abazi i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka kërkuar nga Peci që të paraqesë prova konkrete për pretendimet e tij.

“Kurrë, absolutisht. Kurrë le ta thotë hapur, përveçse nëse ka qenë ndonjë rekomandim për ekspertë të bujqësisë, anëtar familje kurrë jo, miq e dashamirë kurrë jo. Absolutisht, jo Peci, asnjë njeri. Ai mundet me e përdorë për propagandë këtë far punë, le ta thotë kur në cilin moment, me cilin njeri, kush është emri. Jo ndaj Pecit, por ndaj asnjë njeriu. Kjo ka qenë arsye pse Kurtit i ka penguar aspekti principier parimor. Unë kam menaxhuar 1 miliard euro/dollar nëpër botë. Nuk ka ardhë puna unë me i kërku Pecit me e shti në punë dikën, absolutisht jo, kurrë”, tha Abazi në emisionin “CONTEXT” në ATV.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews