Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese ka publikuar librin “Qeverisja lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës”, ka folur edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Duke folur për librin, ajo tha se “vlera e librit qëndron që vlerësimi i situatës kushtetuese bëhet përmes shpjegimeve komparative, por gjithashtu fragjilitetit kushtetues tonë, edhe të drejtat e lirisë së asociimit”.
Mushkolaj ka treguar se në këtë vepër ka bërë krahasime me asociacionet e vendeve të tjera. Ajo ka thënë se kushtetueshmëria e vendit tonë nuk mund të kuptohet në aspektin e dokumentacionit, por te aspekti praktik apo funksionimi real i qeverisjes së drejtësisë.
Ish-gjyqtarja ka folur edhe për gjendjen praktike të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Asociacionin e pengon me shumë ngulm Vuçiqi. Kemi pasur periudha kur ju kemi afruar themelimit, por Serbia me shumë ngulm e ka penguar”, ka thënë Mushkolaj për RTK.