Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për organizmin e tubimeve elektorale në diasporë.
Ai kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla që ta ndalet kjo praktikë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se kjo po bëhet duke i keqpërdorur resurset e shtetit, ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vende e BE-së.
“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla-Schwarz duhet ta ndalin praktikën e organizimit të tubimeve elektorale në diasporë, duke keqpërdorur resurset e shtetit, ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.