18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptovalutave në Shqipëri

Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në mënyrë të paligjshme kriptovaluta me para të gatshme, dhe anasjelltas.

Ata akuzohen për “ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Ndaj një personi është marrë masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shpallur në kërkim.

Autoritetet kanë thënë se këta individë, vetëm apo në cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, kanë këmbyer kriptovaluta me para të gatshme, pa qenë të pajisur me licenëën e nevojshme.

Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 telefona mobilë, dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

Shefja e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, ka thënë se operacioni i koduar “USDT-1” është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

“Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti, hetimi ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale”, ka thënë Gjata.

Kriptovalutat janë para digjitale. Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Ato mund të përdoren, pastaj, për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme./REL

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews