Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në departamentin Special ndaj dy të dyshuarve, njëri prej tyre me profesion mjek.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se aktakuza e ngritur ndaj të pandehurit me inicialet B.A me profesion mjek në QKUK është për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe ndaj të pandehurit me inicialet B.D për shkak të veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
“Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’, e sanksionuar me nenin 427 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’, e sanksionuar me nenin 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq siç bëhet e ditur tutje në njoftim hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.
“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.