Sulmi në Odessa tregon se Rusia është e interesuar vetëm për luftë dhe se vendet anëtare të G20 – të cilat aktualisht po takohen në samitin e Rio – duhet ta marrin këtë në konsideratë më gjerësisht, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky.
Sulmi me raketa dëmtoi disa ndërtesa në një pjesë banimi të qytetit jugperëndimor, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur të paktën 18 të tjerë, tha Zelensky, transmeton Telegram News.
Duke reaguar në Telegram, ai shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit dhe më pas tha: Këto nuk janë goditje të rastësishme – këto janë goditje të synuara. Rusia tregon se cili është interesi i saj i vërtetë: vetëm luftë. Dhe ky sinjal duhet të dëgjohet në të gjitha pjesët e botës, nga sallat ku anëtarët e grupit të G20, deri në kryeqytetet e botës”. /TelegramNews/