Një grua në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në banjën e shtëpisë.
Sipas mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, viktima s’ka pasur shenja dhune në trupin e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi:
HETIM MBI VDEKJEN
Fushë Kosovë NN. Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion .