Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë nuk e nisën mirë këtë ndeshje pasi lejuan kundërshtarët që të rrezikojnë në disa raste portën e tyre.
Në anën tjetër ata nuk arritën që të krijojnë pothuajse asnjë rrezik për portën e Çekisë me mysafirët që po mbyllnin mirë hapësirat në mbrojtje.
Kështu pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Momentalisht grupin e udhëheq Republika Çeke me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë.