Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, u tha se Kurti prezantoi arritjet e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit.
“Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në projekte që synojnë përmirësimin e sektorëve të ndryshëm që rrisin konkurueshmërinë e vendit.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, drejtori Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam, vlerësoi përparimin e Kosovës dhe rikonfirmoi angazhimin e Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit.