Partitë opozitare e kanë dorëzuar kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Këtë kërkesë e kanë dorëzuar sot, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ajo e LDK-së, Vlora Dumoshi dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
Deputetja e PDK-së, Ariana Muslu-Shoshi tha se ambasadat janë shndërruar në shtabe zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Janë duke u bërë shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelje të ligjeve”, tha Musliu Shoshi para mediave.
“Kemi kërku që pjesë e hetimeve të jenë edhe mënyra e blerjes së ambasadave tona, mënyra e mobilimit e të tjera që ne konsiderojmë se është duke u keqpërdorur buxheti i Kosovës, tha Musliu-Shoshi tutje.