Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
IHMK ka bërë me dije se vende-vende mund të ketë edhe mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.