Gratë, më të prekurat nga diabeti, më të rrezikuarat nga pasojat

Kur diabeti banon në trupin e një gruaje, veçanërisht kur ajo është rrugës për t’u bërë nënë, shoqërohet me atë që njihet si diabeti gestacional. Ky lloj diabeti dallon nga ai i zakonshmi që prek çdo person, pa përjashtim. Se gratë janë më të prekura nga diabeti, e dëshmon edhe raporti për Sëmundjet Masovike Jo ngjitëse të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

Vetëm gjatë vitit 2022 janë regjistruar 7 mijë e 302 raste të diabetit të pavarur nga insulina (Diabeti Tip 2), prej të cilave 4 mijë e 475 i përkasin gjinisë femërore. Edhe për llojit tjetër të diabetit, gratë prijnë sa u përket statistikave. Për diabetin tip 2 që varet nga insulina, gjatë periudhës janar-dhjetor janë regjistruar 2.455 raste, prej tyre 1.444 gra, theksohet në përgjigjën e IKSHPK-së për Gazetën Express. Statistikat për vitet 2023-2024 ende nuk janë rifreskuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Endokrinologët e QKUK-së dhe spitaleve private në Kosovë kanë përgjigje për gratë shtatzëna që vuajnë nga diabeti, ashtu si edhe psikologët dhe institucionet përkatëse. Endokrinologia në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Rina Tafarshiku, për Gazetën Express bën të ditur se ky lloj diabeti tek gratë shtatzëna paraqitet gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

“Nëse zbulohet gjatë tremujorit të parë, atëherë konsiderohet si diabet i pazbuluar më parë”, thotë Tafarshiku.

Një situatë e tillë i kishte ndodhur edhe një 26 vjeçareje nga Prishtina, e cila kërkoi të mbetej anonime.
“Në javën e 25 së shtatzënisë kam marrë vesh që jam diagnostikuar me diabet gestacional, por unë para katër vitesh jam diagnostikuar edhe me PCOS (sindromë policistike ovariale) dhe hipertension arterial”, thotë ajo.

Ajo vazhdon terapitë e saj, duke treguar kujdes maksimal për fëmijën dhe për veten.

“Kam filluar të mjekohem me insulinë, dhe bëj vizita të rregullta te endokrinologu dhe gjinekologu”, shprehet ajo.

Duke u kujdesur për ushqimin, ajo thotë se e mban nivelin e glikemisë brenda vlerave normale.

Për këtë “pandemi të re globale” siç njihet në komunitetin mjekësor ka të dhëna të ndryshme.

Në vitin 2022 sipas një studimi të realizuar nga universitetet e Kinës, një metanalizë e 156 grupeve me 7,506,061 shtatzëni zbuloi se diabeti gestacional rrit rrezikun për lindje me operacion cezarian (16%), lindje të parakohshme (51%), dhe foshnja më të mëdha se mosha gestacionale (57%). Shtatzënitë që kërkojnë terapi me insulinë janë dyfish më të rrezikuara për pranimin në njësi të kujdesit intensiv neonatal.

Endokrinologët thonë se simptomat te gratë shtatzëna, të cilat paralajmërojnë se pacienti potencialisht mund të vuajë nga diabeti janë shenjat klasike si: urinimi i shpeshtë, tharja e gojës, etja, oreksi i shtuar etj. Veç tjerash, fëmija i lindur nga një nënë me diabet ka mundësi që të përballet me probleme shëndetësore në të ardhmen.

“Kur shtatzëna është me diabet atëherë ekziston mundësia që bebja të lindë me peshë më të madhe se sa duhet, me disa defekte në organe dhe ka shans që të zhvillojë diabet në moshë madhore. Gjithashtu edhe nëna është e rrezikuar që të fitojë preeklampsi gjatë shtatzënisë”, thotë Genc Shala, endokrinolog në një nga spitalet private.

Psikologët ofrojnë përgjigje edhe për ngarkesat psikologjike me të cilat përballen nënat që gjatë shtatzënisë përjetojnë edhe sfidën e diabetit. Arber Zeka, psikolog dhe psikoterapist, shpjegon nivelin e stresit dhe mënyrat e trajtimit të kësaj problematike për këtë kategori pacientësh.

“Gratë me diabet janë më të prirura për të zhvilluar depresion dhe ankth, që shpesh ndërlidhen me ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe të fajësisë. Ndërveprimi midis diabetit dhe shëndetit mendor mund të krijojë një rreth vicioz, ku stresi emocional ndikon në kontrollin e diabetit dhe anasjelltas”, thotë Zeka.

Gratë rrezikojnë që gjatë kohës që janë të diagnostikuar me diabet të përfitojnë edhe sëmundje tjera të rënda.

Sipas një studimi të “Center for Women’s Health” gratë me diabet priren të kenë edhe më shumë sëmundje të zemrës sesa burrat me diabet. Këtë teori e mbështet edhe endokrinologu Elton Bahtiri.

“Bazuar në të dhënat vjetore mbi sëmundjet kronike jo ngjitëse që publikohen nga IKSHPK, në Kosovë rreth 2/3 e pacientëve me diabet tip 2 janë gra, dhe të cilat shoqërohen me rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare sesa burrat me këtë tip diabeti, ndonëse në përgjithësi, burrat diagnostikohen me diabet tip 2 në moshë më të re sesa gratë”, potencon Bahtiri

Çfarë programesh kemi për vetëdijesim, a janë të mjaftueshme?

Për të shmangur përdorimin e insulinës, mjekët këshillojnë pacientët të tregojnë kujdes me dietën, të ruajnë një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe të kryejnë aktivitet fizik e ecje. Përpara se të kalojnë tek insulina, e cila sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, qytetarët duhet të jenë të informuar për simptomat e diabetit. Fatkeqësisht, ne Kosovë, shumë pacientë zbulojnë që vuajnë nga diabeti vetëm pasi sëmundja ka kaluar fazën fillestare. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë theksojnë se ekzistojnë programe që mbështesin dhe informojnë qytetarët, të financuara nga Qeveria.

Ekzistojnë Plani i Veprimit për Sëmundjet Jo-Ngjitëse dhe Plani i Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor, të cilët e trajtojnë diabetin si një problematikë të rëndësishme për shëndetin e popullatës. Çdo aktivitet brenda këtyre planeve mbështetet nga Qeveria,” deklaruan këto dy institucione shtetërore.

I të njëjtit mendim nuk është psikologu Arbër Zeka, ai thekson faktin së jo vetëm që mungon mbështetja në shëndetin mendor sa i përket pacienteve me diabet, por mungon mbështetja në cilëndo formë tjetër.

“Në Kosovë, fatkeqësisht ka mungesë të programeve të përgjithshme për mbështetje të shëndetit mendor dhe për kujdesin ndaj diabetit, e veçmas është ende i kufizuar ofrimi i programeve specifike të mbështetjes për gratë që jetojnë me diabet”, përfundon Zeka.

Depresioni dhe diabeti, dy armiq që ushqejnë njërit-tjetrin

Një artikull i publikuar këtë vit në “Diabets” thotë së njerëzit me diabet kanë 2 deri në 3 herë më shumë gjasa të kenë depresion sesa njerëzit pa diabet. Njëjtë mendojnë edhe psikologët. Theksi vendoset tek gratë shtatzëna që gjatë procesit deri tek lindja përgjithësisht kalojnë në faza të rënduara psikike dhe më pastaj një dozë edhe më të rëndë e shton diabeti, në rast se janë të diagnostifikuar me këtë sëmundje.

Kumrije Ismajli -Canolli, psikologe, tregon madje edhe për mungesë të studimeve në këtë fushë, sipas saj në vendin tonë statistikat janë të mangëta, sepse nuk ka mjaftueshëm hulumtime në këtë drejtim.

“Ne Kosovë mungojnë studime relevante të lidhura me ndikimin e diabetit në shëndetin mendor, ndërsa studimet amerikane kanë treguar që gratë me diabet janë më të prekura nga situata stresuese dhe menaxhimi i stresit. Gratë me diabet tip 1 mund të jenë në rrezik për të zhvilluar çrregullime të të ngrënit, duke kufizuar qëllimisht insulinën për të humbur peshë (diabulimi)”, potencon Ismajli-Canolli.

Ndikimi i stresit tek gratë shtatzëna reagon direkt në organizmin e tyre, duke ndikuar në ngritjen e vlerave të sheqerit. Në disa përgjigje për Gazetën Express endokrinologia Rozafa Ollani-Nikaj tregon se si ndryshojnë vlerat në organizëm dhe se si situata mund të lehtësohet nëse pacientja merr këshillat e duhura nga mjeku përkatës.

“Në situata stresi dhe ngarkesa psikologjike lirohen hormone që nxisin vlera të larta të glikemisë në gjak. Gjithashtu edhe vetë fakti që një grua përballet me diabet gjatë shtatzënisë mund të jetë situatë stresuese, që mund të vështirësojë mbajtjen e glikemisë në kontroll. Gjithsesi me ndihmën e endokrinologut, i cili qartëson situatën dhe jep këshillat e nevojshme gjendja mund të përmirësohet. Por në raste më të veçanta mund të kërkohet edhe ndihma e profesionistëve të shëndetit mendor”, thekson Nikaj.

Ani pse për çdo individ situata mund të jetë e ndryshme e potencialisht edhe mjekimi dhe gjendja stresuese dallon, psikologu Arbër Zeka radhit disa faza nëpër të cilat mund të kalojnë këta pacientë: Shoku fillestar dhe mohimi, duke u përpjekur ta zhbëjnë atë, faza e zemërimit – fillimi i pranimit të problemit, faza e trishtimit – koha kur është e domosdoshme puna me psikologun, faza e pajtimit – ku tash më jam mësuar dhe faza e fundit që është ajo e rindërtimit dhe integrimit në jetën.

“Shkaqet e përbashkëta përfshijnë: gjumë i dobët, mungesë ushtrimi fizik, dietë e pashëndetshme, stresi kronik, çrregullime hormonale, inflamacion i rritur në trup. Gjithashtu, luhatjet e glukozës në gjak ndikojnë në funksionimin e trurit lidhur me humorin dhe aftësinë e të menduarit”, thekson psikologia Ismajli-Canolli.

Vetëdijesimi si indikator për ta zbuluar sëmundjen e sheqerit me kohë

Gratë të cilat i kalojnë fazat e shtatzënisë hasin në vështirësi gjatë këtij procesi. Nëse një sëmundje shtesë, në rastin specifik, diabeti gestacional i sulmon përnjëherë, kërkesat për mjekim dhe kujdes të vazhdueshëm shtohen edhe më.

Pacientet tjera që kanë dashur të mbesin poashtu anonim tregojnë për sfidat e rënda që tejkalojnë. Ato thonë së kujdesi mjekësor në shëndetin fizik dhe psikik është domosdoshmëri dhe e vetmja zgjidhje.

Endokrinologët nga QKUK-ja kanë dhënë përgjigje sa i përket shërimit të diabetit, natyrisht që terapitë s’janë të lehta, por me institucionet përkatëse mund të ofrojnë zgjidhje dhe alternativa. Qytetarët që diagnostikohen me diabet u mundësohet marrja e insulinës dhe metaforminës falas. Po të njëjtit janë të liruar nga pagesat e kontrollave mjekësore në QKMF dhe ekzaminimeve të shumta laboratorike.

Endokrinologët që janë pjesë e stafit të spitaleve private thonë që Kosova u ofron mbështetje të prekurve me sëmundjen e diabetit si nga institucionet shtetërore ashtu edhe private. Sipas tyre as mbështetja për ndërgjegjësim nuk mungon, përmes disa platforma mediatike bëhen ngritja e vetëdijes për sëmundjen e diabetit po ashtu përmes promovimeve në fletushka, organizimeve në sheshe, po ashtu ofrohen edhe pako të diagnostikimit dhe këshillimit, etj.

Sa i përket diabetit gestacional, mjeku mund ta identifikojë nëse nja grua është me diabet apo s’është, në bazë të vizitave të rregullta mjekësore, nëse shfaqën një nga simptomat atëherë, mjeku kërkon që të bëhet testimi i diabetit gestacional.

Meqenëse më 14 nëntor shënohet dita botërore e diabetit është një mundësi e artë për reflektim dhe ndërgjegjësim global për të gjithë të diagnostikuar më këtë sëmundje.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews