Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.
KFOR-i përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se takimi ishte një mundësi që komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja të ndajë qëllimin e tij dhe të shkëmbejë pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.