S’ka hyrje në BE pa normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Serbia dhe narrativi i saj për Kosovës paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, u tha në panelin e dytë të diskutimit në kuadër të konferencës “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung.

Eksperti konsulent i Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut, Leon Malazogu tha se Serbia në disa dimensione po krijon narrativ që dëmton Kosovën.

“Rreziqet tipike mbi të cilat ne jemi të vetëdijshëm dhe përpiqemi të jemi sa më të vëmendshëm një që është më e dukshmja dhe që e kemi një vend fqinj, i cili nuk e njeh Kosovën dhe madje e kanë Kosovën edhe në kushtetutën e vet, pra po flasim për Serbinë… Ajo që e bën Serbia është që përpiqet të ruajë narrativin se situata politike në Kosovë nuk është e mirë dhe se nuk është e përfunduar sepse është një konflikt ende i hapur. Dhe kjo i nevojiten në dy dimensione, e para sepse përpiqet t’i pengojë serbët e Kosovës të integrohen dhe gjithmonë e shtyjnë narrativin se Kosova kontrata sociale nuk është e ajo e dëshirueshme dhe këtë narrativë mundohet t’ia shesë botës, por që edhe komuniteti serb po vuan dhe se Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni tha se Kosova dhe Serbia nuk mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa normalizim të raporteve.

“BE e ka një politikë të kushtëzuar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe asnjëra prej vendeve nuk mund t’i bashkohet BE pa normalizim të raporteve me njëra-tjetrën. Kosova në ato kushte të cilat po i imponohen janë shumë më të fuqishme, sepse pesë vende të BE nuk e kanë njohur Kosovën, andaj për Kosovën nuk ekziston një rrugë pak më të jetësuar për shkak të mos njohjes së këtyre pesë vendeve. Në të njëjtë kohë për Serbinë sigurisht në letra këto kushte janë shumë mirë, por në praktikë nuk janë ashtu… 15’04 Serbia praktikisht nuk ka kurrfarë interesi t’i bashkohet BE, sepse do të sillej sundimi i ligjit, i cili sigurisht do ta rrëzonte elitën e saj politike në masë të madhe, por edhe nuk dua të reformohet”, theksoi ai.

Besar Gërgi, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, u shpreh se integrimi në BE duhet të shikohet si një mjet si cili ofron edhe siguri në vend dhe rajon.

“Duhet të rimendojmë sigurinë kombëtare e kemi militarizimin e shoqërisë serbe dhe Serbisë si shtet Serbia investon shumë në mbrojtje 1.8 miliardë në mbrojtje që është 10% i buxhetit të saj dhe e ka kryer shërbimin ushtarak të obliguar dhe duke krijuar brigade të veçanta për reagime të shpejta…Duhet ta shohim BE jo vetëm si mjet i cili përmirëson standardin tonë jetësor e demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe si ofrues i sigurisë në regjionin tonë”, tha ai.

Në kuadër të konferencës u prezantua edhe raporti “Përballja me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Hulumtuesja në QKSS-së, Adelina Hasani tha se anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje e integrimit politik e ekonomik, por edhe komponent kritik i strategjisë për siguri kombëtare. Ajo tha se mos pasja e një date të saktë se kur mund t’i bashkohet Kosova BE-së ka rritur ndikimin për të manipuluar me këtë narrativ.

“59.5 për qind e respondentëve flasin për rreziqet për sigurinë kombëtare, andaj besoj që ne duhet të ndërrojmë narrativin se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me integrimet ekonomike, por edhe me sigurinë kombëtare….Në këtë raport kemi prekur gjithashtu se si Serbia tashmë planifikon strategjinë e saj mbrojtëse dhe po shpenzon shumë në strategjinë mbrojtëse dhe gjithashtu kemi pasur si përgjigje që edhe Kosova ka rritur buxhetin për strategjinë mbrojtëse, por është jo në ekuilibër pasi Serbia ka një aleancë strategjinë dhe Rusinë dhe Kinën… 8.5% shohin një përmirësim në sundimit e ligjit në pjesën veriore të Kosovës po sigurisht ka nxjerrë edhe një shumëllojshmëri të respodentëve”, tha ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews