Fondi Sovran i Kurtit, një thes ku përfundon pasuria legale e shtetit

Mbledhja e sotme e Qeverisë ka goditur edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për të cilën Kryeministri Kurti ka thënë se  ndjehet i frikësuar se kjo Gjykatë do ta mbajë edhe më tej të bllokuar ligjin për Fondin Sovran, i cili tash një vit mbahet peng në raftet e Kushtetueses.

Albin Kurti e cilëson Fondin Sovran si reformë ekonomike dhe progresiste, por ai ka uruar që të mos fitojë opsioni i opozitës për bllokimin e këtij fondi.

PDK dhe LDK e kishin dërguar ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese nën aryetimin se është i jashtë ligjshëm dhe i dyshimtë dhe nuk definon qartë transaksionet qeveritare  të kalimit të ndërmarrjeve publike në një fond  aksionar.

Kurti ka thënë se “po pengohet shteti jonë në kohë  të mundësive për ndryshime të mëdha në ekonominë globale, tek sa shënojmë rritjen më të madhe ekonomike me progresin më të lartë demokratik. Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve”, ndërsa e akuzoi Kushtetuesen për bllokim të reformave.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare se Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Pra, urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, ndër të tjera”, tha ai.

Fondi Sovran i Kurtit, rrjedh nga Norvegjia

Objektivat kryesore për funksionalizimin e Fondit Sovran ndërlidhen me resurset e bizneseve private vlera e të cilave bartet tek Fondin Sovran. Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rritë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.

Ndërtimi i një fondi të tillë në kohën kur Qeverisë Kurti i kanë tepruar  financat e pa shpenzuara  për katër vite rresht dhe ku inflacioni i ka avulluar qindra milionë euro të buxhetit, do të ishte e pa pranueshme, thotë Selatin Retkoceri analist ekonomik.

Kur këto ndërmarrje barten te Fondi, aludimi është se Qeveria po krijon një fond privat i cili do ta dirigjojë ekonominë e shtetit. Duke qenë se Qeveria po synon ndërtimin e një entiteti privat duke e bartur nga shteti  te fondi privat pasurinë e ndërmarrjeve, qëllimi i themelimit të këtij fondi reflekton ligjshmërisht  një kalim të pasurisë së shtetit, te një agjencion siç është thënë fillimisht, pastaj  kur agjencioni u kontestua juridikisht si logo e vogël për 24 mijë asete  pasurie, doli te logoja korporatë që është Fondi Sovran

Çka  është Fondi Sovran ?

Fondi Sovran është  përmbledhja e  mjeteve monetare që do të grumbullojë Qeveria e pastaj ato t’i deponojë nga shitja e rezervave të shtetit dhe shitja  e resurseve natyrore, nga privatizimet te Fondi, ndërkohë që Qeveria  Kurti kishte premtuar mbylljen e AKP-së. Njohësit ekonomikë thonë se Fondi Sovran aplikohet në Norvegji dhe Kuvajt, por në rrethana shumë ligjore ku transparenca juridike dhe ekonomike është 100% në zbatim.

Tutje, në një tryezë të mbajtur për Fondin Privat është thënë se “Fondi nuk është paraparë të jetë njësi buxhetore e qeverisë e as agjension qeveritar, por korporatë autonome financiare, që menaxhon investime dhe asete”.

Nëse kjo elaborohet juridikisht prania e shtetit  nga Fondi përjashtohet, prandaj mund të thuhet juridikisht:

(Fondi si titullar “korporatë autonome financiare”, përjashton dorën e shtetit dhe organeve shtetërore në menagjimin e parasë së akumuluar brenda tij v.j.).

Në tryezën e debatit për Fondin Sovran ishte thënë edhe kjo:

“Përbërja e këtyre aseteve fillon me ndërmarrjet publike, por nuk përfundon aty, sepse Fondi me strategjitë investive do të ketë mundësi të zgjerojë dhe diversifikojë portofolin e vet si në aspektin sektorial ashtu dhe në llojin e aseteve që investon. Këto investime do të bazohen në orientimet zhvillimore që i përcakton Qeveria, por zbatohen sipas strategjive investuese të përcaktuara nga vetë Fondi”.

Nëpërmjet Ligjit për Fondin Sovran, e gjithë pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës pritet t’i bartet këtij Fondi.

Fondi Sovran do të merrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.

“Fondi Sovran do të operojë si korporatë, do të jetë i regjistruar si shoqëri aksionare në pronësi të Republikës së Kosovës, nuk do të jetë agjenci publike ose entitet tjetër i pavarur. Në koncept-dokument janë propozuar disa ndërmarrje dhe kriteret për llojet e ndërmarrjeve që mund të kalojnë te Fondi. Kushti i parë është që ndërmarrja të ketë karakter komercial, të operojë në një treg. Ka kritere edhe të performancës së ndërmarrjeve, kërkohet që në minimum ndërmarrjet të evitojnë humbjet, të menaxhojnë nivelin e kredive dhe të kenë një plan strategjik-komercial”, kishte thënë profesori Besnik Pula  kryetar i Grupit Pununes për hartimin e draftit  final  të dokumentit mbi të cilin operon Fondi Sovran.

PDK dhe LDK e kanë dërguar  në Kushtetuese projektin Fondi Sovran duke e konsideruar të jashtëligjshëm.

Edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) në një hulumtim që i ka bërë Projektligjit për Fondin Sovran, kundërshton autorizimet aktuale të Fondit Sovran që të bëjë investime në kompanitë private ku shteti bëhet pjesëmarrës në ekonomi.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në një reagim të bërë më 22 dhjetor, ka thënë se edhe pse themelimi i një Fondi Sovran mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews