Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar vajzën e cila u ther me thikë në Ferizaj.
Ajo bashkë me motrën e saj u therën me thikë, përderisa ende po e vazhdon trajtimin në spital.
Bulliqi ka thënë se komuna do t’i mbulojë shpenzimet.
Postimi:
Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intenzive në QKUK e kam vizituar M.B. 12 vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B 15 vjeçare para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë.
Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva.
Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë!
Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!