Rukiqi: Për transformimin e nevojshëm ekonomik duhet ndryshuar mendësia, Kurti fsheh takimet me bizneset

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka theksuar nevojën e ndryshimit të mendësisë në Kosovë rreth asaj si njerëzit e perceptojnë një ndërmarrës.

“Nuk jemi duke folur vetëm për rritje ekonomike që do të rritet për 1.5 pikë përqindje (nga 3.5 në 5), jemi duke folur për transformim të ekonomisë. Për të ndodhë ky transformim, duhet transformuar mendësia. Mendësia që është e theksuar sidomos viteve të fundit në mungesë të projekteve, investimeve, shpresës, ndonjë investimi që ka ndikim në vende punë, në shëndetësi, arsim energji, etj. Pjesa e parë e transformimit të mendësisë ka të bëjë me mënyrën se si e shohim ne ekonominë. Sot të jesh i pasur në Kosovë është mëkat. I pari barazohet me hajn, barazohet me mafioz, grupe kriminale, etj. Në atë grup i përfshin edhe mediat si biznese edhe një ndërmarrës të vogël diku tjetër, edhe një analist që paguhet. Çdokush që ka diçka sot shihet si hajn. Ky është problemi bazik.” – tha ai.

Për një mendësi të tillë, Rukiqi ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti i cili, sipas tij, tenton t’i fsheh nga publiku takimet me biznesmenë.

“Sot kryeministri i fsheh takimet me biznese në forma të ndryshme. Në anën tjetër, ka indikacione që ata që shkojnë me vizitu në zyrën e kryeministrit duhet të paraqiten me dokumenta të tjera në mënyrë që të mos identifikohet që janë taku me kryeministrin. Ai synon me vazhdu me mbjellë ideologjinë që këto biznese, këta njerëz punëtorë që krijojnë para në Kosovë me djersë, këta këtë e kanë bërë jo nga ndonjë aftësi por është për shkak se e kanë njohur dikë ose kanë përfituar nga ndonjë tender.” – tha Rukiqi në emisionin “Pressing” të T7.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews