Kriptovaluta më e njohur, Bitcoin, gati e ka mbërritur vlerën e 90 mijë dollarëve të martën, duke thyer çdo rekord e duke përjetuar rritje të madhe që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pritjet janë që administrata e Trumpit të jetë më mikpritëse për botën e kriptovalutave.
Valuta ka përjetuar rritje prej më shumë se 25 për qind që nga dita e zgjedhjeve – 5 nëntori.
Tani ajo ka vlerë prej rreth 89 mijë dollarësh.
Investitorët janë duke derdhur paratë në kompanitë dhe aksionet që konsiderohen “miq” të Trumpit, përfshirë kompaninë e veturave elektrike “Tesla” të Elon Muskut, që e mbështeti publikisht presidentin.