Hoti: Ekonomisë së Kosovës i mungojnë miliona euro nga mosrealizimi i investimeve të Qeverisë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara, nga Qeveria aktuale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se krahas premtimeve për projekte të reja, siç është Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës, deri më tani s’kanë nisur.

“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj”, thuhet në postimin e Hotit.

Madje sipas tij, realizimi i investimeve kapitale të Qeverisë Kurti, është përgjysmë më i ulët se në qeveritë e kaluara.

Derisa më poshtë, Hoti ka listuar një historik të realizimi të investimeve kapitale në disa qeveri:

– Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%
– Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%
– Pandemia covid-19 (2020) 9.7%
– Qeveria Kurti (2021-2024) 10%

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews