Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raportohet se është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Nacionale ka publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, dhe sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.