Hapësira për hedhjen e votës së inercionit politik konform romantizmit premtues dhe populist, zor se do t’i qëndrojë në dispozicion Albin Kurtit, i cili tregun e votës po e kërkon në diasporë ku matjet thonë se janë rreth 60 mijë vota.
Pse Kurti po e vazhdon para fushatën në diasporën shqiptare për të dytën herë radhazi?
Fushata e Albin Kurtit për votën e diasporës në Zvicër është bërë pa mbulesë suksesi.
Premtimet nuk janë përmbushur ashtu siç janë thënë dhe Kurti më nuk i posedon shumicën e votueseve që i kishte, ka thënë ditë më parë veprimtari i çështjes kombëtare në diasporë Dr. Salih Sefa, konzull në disa madante në Zvicër.
Megjithatë Albin Kurti ka vazhduar kërkimin e votës së diasporës në Frankfurt të Gjermanisë të dielën ku ka thënë se “patriotët më të mëdhenj dhe punëtorë janë në diasporë, e jo në Kosovë”, deklaratë që po cilësohet e pa matur politikisht dhe irracionale nga krahasimi, e aq më shumë përçarëse mes shqiptarëve.
Sipas ekspertëve politikë Tim Judah, Daniel Server dhe David Edvards, Albin Kurti e ka të zorshëm kalimin votues sikur e kishte në zgjedhjet e kaluara pasi administrata Trump për shkak të Richard Grenell që mund të emrohet në një pozitë të lartë, është e armiqësuar me Kurtin, partia e të cilit e ka quajtur atë “rrugaq”.
Në pikëpamjen ekonomike, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, ka apeluar te diaspora shqiptare në Evropë të mos bien viktimë e politikave mashtruese, pasi ata janë aseti më i rëndësishëm i Kosovës me rreth 3 miliardë euro remitenca.
Gërxhaliu: Diaspora nuk duhet të dorëzohet para politikës
“Diaspora është dhe do të mbetet një nga asetet më të çmuara të Kosovës. Vite me radhë kemi thënë se diaspora është shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit tonë me mbi 3 miliardë euro remitanca që vijnë çdo vit përmes kanaleve zyrtare dhe shpenzimeve që diaspora bën në Kosovë”, ka thënë Safet Gërxhaliu dhe shton:
“Është e qartë se pa këtë kontribut jetik, ekonomia e Kosovës nuk do të ishte as afër niveleve aktuale. GDP-ja dhe konsumi për të cilët Qeveritë krenohen, janë në një masë të madhe meritë e diasporës, dhe shpesh kjo meritë mbetet pa njohjen e duhur.
Por diaspora ka bërë më shumë sesa ka sjellë remitanca. Ka investuar, ka sjellë përvojë, ka transferuar njohuri, dhe ka krijuar partneritete të reja. Përmes promovimit të vendit tonë te investitorët ndërkombëtarë, diaspora ka qenë ambasadorja më e mirë e Kosovës dhe popullit të saj.
Përballë zgjedhjeve të radhës, ju drejtohem sinqerisht: Mos lejoni që partitë politike t’ju shfrytëzojnë si një mjet për pushtet. Analizoni çdo ofertë që ju vjen, vlerësoni me kujdes rezultatet e premtimet e çdo partie. Diaspora ka fuqinë të bëjë diferencën në këto zgjedhje dhe të ndihmojë Kosovën të zgjedhë më të mirën për vendin tonë, popullin tonë dhe ekonominë e tij.
Ne populli i Kosovës Ju falënderojmë për çdo kontribut dhe ju inkurajoj të vazhdoni të mbeteni aseti më i çmuar i Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu./Telegram News