Krasniqi: Ju garantoj se me Lumir Abdixhikun kryeministër, Kosova anëtarësohet në KiE

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic ka theksuar se, pavarësisht angazhimeve dhe premtimeve, qeveria nuk i ka përmbushur obligimet e saj, duke dështuar të dërgojë Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mos u koordinuar siç duhej me aleatët ndërkombëtarë.

“Ju e dini se dështimi për antarësim në KiE është pikërisht faji i kësaj qeverie sepse edhe pse u zotua nuk i’u përmbajt zotimeve dhe ne dështuam. Ne kemi ndjek për së afërmi takimet që kemi patur atje. Ka qenë pjesë e delegacionit nga LDK-ja, Shefi i Grupit Parlamentar, mirëpo dështuan për arsye se nuk e dërguan Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk janë dakoorduar asnjëherë me aleatët ndërkombëtarë dhe dështuan edhe në KiE. Letra e garancisë e dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ishte shumë vonë sepse këta, (qeveria) letër kanë dërguar edhe më herët tre krerët e shtetit dhe nuk iu kanë përmbajt asaj që kanë dërgu. Gjithçka ka qenë vonë dhe dështimi është pikërisht faji i kësaj qeverie dhe njerzit që udhëheqin sidomos politikën e jashtme, dialogun dhe kryeministri gjithashtu”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi nënvizoi se Kosova është duke u kthyer pas në procesin e integrimit evropian, duke përjetuar regres në vend të përparimit.

“Kosova ishte dasht me punu ma shumë për heqjen e masave. Ajo nuk varet vetëm prej një shteti, ju e dini që është vendim i 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Mirëpo në vend që të sanksionohet Serbia, kemi marrë ne sanksione sepse Qeveria nuk po dakoordohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe për herë të parë Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Evropian. E shtetet e Bashkimit Evropian janë ata shtete që e kanë ndihmu që Kosova me qenë e pavarur. Ju e dini që Koosva në vend që për gazin të bëjë marrëveshje me SHBA-të , SHBA-të kanë bërë marrëveshje me Serbinë. Franca për avionët, Gjermania për litiumin dhe ne nuk kemi patur marrëveshje dhe kemi masa dhe sanskione nga BE-ja dhe kjo është tejet shqetësuese sepse kemi kthim prapa, kemi vetëm regres sa i përket integrimit evropian. Masat ishin dashtë të hiqen po duhet me punu më shumë. Ju e dini se çfarë ka ndodhë në pjesën veriore.Tani është fushatë zgjedhore dhe çdo gjë bëhet vetëm për vota”, tha tutje Krasniqi.

Krasniqi thotë se LDK-në në qeverisje, çdo gjë do të ndryshojë për të mirën e vendit.

“Unë mendoj se më datën 9 shkurt do të përfundoj kjo keqqeverisje dhe po ju garantoj që me kryeministrin Lumir Abdixhikun, Kosova do të anëtarësohet në KiE dhe do të ketë progres në të gjitha fushat tjera”, tha Krasniqi për “Expose”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews