Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, ka reaguar pas spekulimeve të fundit që kanë shpërthyer në media për mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës, pas ardhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump në rajon.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Tahiri theksoi se këto spekulime janë të pabaza dhe theksoi se shteti i Kosovës është i qëndrueshëm dhe se populli dhe udhëheqësit që kontribuan në krijimin e tij janë gjallë.
Ajo shtoi se çdo tentativë për të ndryshuar kufijtë e Kosovës do të dështojë, siç ka ndodhur edhe më herët.
Postimi i plotë:
Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kane nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit te Kosoves jemi gjalle, populli trim i Kosoves eshte gjalle – i mposhtem heren e kaluar, prap i mposhtim keto skenare serbomedha..