Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar pas deklarimeve të ndryshme në lidhje me raportin e kryeministrit Kurti me SHBA-të.
Ai ka përmendur disa veprime të kryeministrit Kurti në veri e që sipas tij janë anti-serbiane e jo anti-amerikane
“Shkatrrimi i bandave në veri nuk e prish popullin me Amerikën, por lidhjet me kriminelët në jug! Ndalja e dinarit nuk na prish me Amerikën, por me Vuçiqin dhe ata që janë ushqy prej dinarit! Mbyllja e kontrabandës nuk na ka prish me Amerikën, por ua ka prish hajninë kriminelëve në veri. Lufta kundër Radojçiçit nuk na ka prish me Amerikën, por e ka prish me kumarinë me bashkëpunëtorët e tij në jug”, ka shkruar Basha.
Ai ka thënë se Albin Kurti është bërë Kryeministër nga populli më pro amerikan në botë.
“Amerika vazhdon me qenë aleati më i madh i shtetit tonë, dhe Kosova me Kryeministrin Kurti është qeveria më pro-amerikane në gjithë Ballkanin, sepse me qenë amerikan është me qenë patriot që lufton për drejtësi, demokraci e mirëqenie të popullit tënd, jo për mirëqenien personale ku prej panlave me rrogë të shtetit kanë përfundu pronar të tokave e villave luksoze milionëshe! Ju nuk i bëni nder as me ia përmend emrin Amerikës, aq më pak m’u thirr në vlera të tyre! Për fund, më treguan që mercenarët po ulurojnë me kthy Kosovën në vitin 2019, dmth pe kërkojnë një Kosovë pa Albinin, por me Radojçiçin shef në veri. Kjo ka qenë Kosova e 2019-së që po e kërkojnë! Të njejtën kërkesë e ka Serbia – një Kosovë pa Albinin e me Radojçićin – mirëpo ajo gjendje nuk kthehet as në ëndrrat tuaja, sepse ky popull nuk mashtrohet më! Nuk mundeni me kthy Radojçiçin duke u thirr n’emër të Amerikës. Kush do me kthy Kosovën në vitin 2019-tën me Radojçiçin shef në veri, mundet m’u rreshtu pas tij veç në Serbi, se n’Kosovë më s’ka vend më, së paku me Albinin jo!”, ka shkruar Basha ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë: