Një person dyshohet se sot ka dalur para trenit në Zahaq të Pejës.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se makinisti (shoferi i trenit) ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë.
“Persona të lënduar nuk ka, njësitet kompentente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.