Pasi përfunduan nëntë ndeshjet e para të xhiros së katërt, sot është radha për nëntë ndeshje tjera. Përballja kryesore do të jetë ajo mes Interit dhe Arsenalit, teksa ka shumë ndeshje tjera interesante.
Liga e Kampionëve me formatin e ri ka dhuruar shumë befasi në këtë fillim dhe kjo pritet padyshim të vazhdojë edhe sot.
Dy ndeshjet e para të natës së sotme janë mes Clube Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar – Young Boys, me fillim nga ora 18:45.
Pastaj në vijim janë:
Bayern Munich – Benfica;
Red Star Belgrade – Barcelona;
Feyenoord – Salzburg;
Sparta Prague – Brest;
Stuttgart – Atalanta:
PSG – Atletico Madrid;
Inter – Arsenal.
Dy përballjet e fundit janë tejet interesante, sidomos ajo mes zikaltërve dhe topçinjve, dy nga skuadrat më të mira evropiane në këto vitet e fundit.
Të dy këto skuadra kanë nga shtatë pikë të grumbulluara në tri xhirot e para, teksa janë në mesin e tetë skuadrave që nuk e kanë njoftuar humbjen akoma në formatin e ri të garës më të fortë për klube.
Interi konsiderohet favorit në këtë takim për shkak të formës momentale, por dihet që Arsenali është një skuadër shumë e përgatitur që ka shumë yje dhe çdo rezultat nuk do të ishte befasi nga kjo ndeshje.
Në anën tjetër edhe takimi mes PSG – Atletico Madrid, do të jetë interesant, me dy skuadrat që nuk e kanë nisur aspak mirë, secila me nga një fitore në tri xhirot e para.