Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se me fitoren e Trump, mezi presin që të fillojnë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar tutje raportet e Kosovës me ShBA-të.
“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Në përfundim, kryekuvendari ka thënë se ShBA-ja është kryealeati i Kosovës me të cilin ndajnë vlerat, synimet dhe interesat, e që të cilat sipas tij, do të shtyhen përpara edhe me tutje gjatë mandatit të presidentit Trump.