Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosovë.
Njësitet e Specializuara Shumëkombëshe të KFOR-it, morën medalje për shërbimet e tyre të shkëlqyera.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Personeli i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO mori Medaljet Jo-Neni 5 të NATO-s si mirënjohje për shërbimet e tyre të shkëlqyera. Ceremonia e paradës së medaljeve u mbajt në kampin MSU, Prishtinë/Priština” thuhet në njoftim.