Ballkani është treguar skuadër e pamëshirshme në ballafaqim me Feronikelin 74, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
Shabani, Adetunji, Queven dhe Karrica shënuan golat për skuadrën kampione të Kosovës, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Sahiti, raporton KosovaPress.
Me këtë fitore, Ballkani e ka kthyer epitetin e liderit të tabelës në Superligë me 22 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.
Nga ana tjetër, skuadra nga Drenasi vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.