Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Pejë-Prishtinë dhe një veture, në fshatin Pavlan.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Dy persona janë duke u trajtuar në Emergjence, ndërsa një persona raportohet se është në gjendje më të rëndë.
Mësohet se vetura që është përplasur me trenin është i tipit audi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.