Tetë persona kanë vdekur nga shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, tha ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq.
Kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, tha se mbi 30 persona janë lënduar.
“Poshtë mbulesës kishte stola dhe në to në momentin e rënies ndodheshin një numër i madh qytetarësh”.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 12 të ditës së sotme. Një numër i madh autoambulancash ndodhen në terren. Ka ekskavatorë dhe makineri të rënda, që po përpiqen të pastrojnë pjesën e rënë të godinës. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse, xhandarmëria.
Kjo godinë u rinovua për herë të parë në vitin 2021 dhe pas disa muajsh filloi rinovimi i të njëjtit objekt stacioni. Zyrtarisht u hap më 5 korrik të këtij viti.