Ndërmarrja Trepça Sh.A ka pezulluar përkohësisht nga puna 14 puntorë, shkruan Telegram News.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, bëhet e ditur se 14 punëtorëve të pezulluar, ndaj 12 prej tyre është ngritur aktakuzë.
“Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.