Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10 mijë euro.
Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan, gjegjësisht në Graçanicë, kur policia sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN), pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro). Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.