Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informacion alarmant nga një ankues mashkull kosovar, i cili ka raportuar se persona të panjohur kanë vendosur një arkivol të zbrazët para hyrjes së shtëpisë së tij në qytetin e Vitisë.
Njësitet policore relevante kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Ne kemi filluar hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për të identifikuar personat e dyshuar dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha ai.