Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur se ka takuar një ish-ushtar të UÇK-së dhe TMK-së, siç tha, i veshur me një këmishë nga donacioni që ai kishte mundësuar atëherë për pjestarët e TMK-së.
Ai u shpreh se ishte një donacion me vlerë milionëshe për të ndihmuar, siç tha, ata që dhanë gjithçka për Kosovën dhe e konsideroi si një kujtim i gjallë i sakrificës dhe përkushtimit të tyre.
“Sot, gjatë një kafeje, u takova me një ish-ushtar të UÇK-së dhe TMK-së, i veshur me një këmishë nga donacioni që kam mundësuar për të gjithë pjestarët e TMK-së, menjëherë pas luftës në Kosovë– një donacion me vlerë milionëshe për të ndihmuar ata që dhanë gjithçka për Kosovën. Një kujtim i gjallë i sakrificës dhe përkushtimit të tyre për vendin tonë”, ka shkruar tutje Pacolli.