Irani deklaron se do të ‘përdorë të gjitha mjetet në dispozicion’ për t’iu përgjigjur sulmit të Izraelit

Teherani do të “përdorë të gjitha mjetet e disponueshme” për t’iu përgjigjur sulmit të Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Iran, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.

Irani më parë e zvogëloi sulmin ajror të Izraelit duke thënë se ai shkaktoi vetëm dëme të kufizuara, ndërsa presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri thirrje për ndalimin e përshkallëzimit që ka ngritur frikën për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan Reuters.

Duke folur në një konferencë javore televizive për shtyp, Baghaei tha: “Irani do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të dhënë një përgjigje të caktuar dhe efektive regjimit sionist të Izraelit”.

“Natyra e përgjigjes së Iranit varet nga natyra e sulmit izraelit”, shtoi Baghaei, pa dhënë detaje.

Bëhet e ditur se udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se zyrtarët iranianë duhet të përcaktojnë mënyrën më të mirë për t’i demonstruar fuqinë e Iranit ndaj Izraelit, duke shtuar se sulmi i Izraelit “as nuk duhet të nënvlerësohet dhe as të ekzagjerohet”.

Ndryshe, dhjetra aeroplanë izraelitë përfunduan një valë sulmesh para agimit të së shtunës ndaj fabrikave të raketave dhe vendeve të tjera pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor.

Irani mbështet Hezbollahun, i cili është i përfshirë në luftime të ashpra me forcat izraelite në Liban, dhe gjithashtu grupin militant palestinez Hamas, i cili po lufton Izraelin në Rripin e Gazës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews