Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për 160 çerdhe të reja.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar videon e kryeministrit Kurti teksa i premtonte ato.
Ai ka thënë se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë dhe se ndryshimi po vjen.
Postimi i tij i plotë:
Çka u tha e çka s’u bë?Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë!
Ndryshimi po vjen!